Albert Gega, i shpallur në kërkim nga policia për veprën penale “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufijve”, është arrestuar sot nga policia e Fierit.

Sipas policisë, ai ishte një prej organizatorëve të trafikut të 22 personave për në Greqi, që përfunduan me vdekjen e 5 prej tyre në liqenin e Butrintit.

 

Albert Gegaok

Ngjarja

Tragjedia e Butrintit shkaktoi pesë viktima, mes tyre edhe foshnja, 3 muajshe Klara. Sipas prokurorëve, viktimat ishin mashtruar nga sekserët e trafikut të qenieve njerëzore, kundrejt përfitimit të një shpërblimi të majmë, që shkonte deri në 1200 euro. Liqeni i Butrintit kalohej me varkat e peshkimit me ngarkesë sa dyfishi i kapacitetit të tyre, duke rrezikuar ekstremisht jetën e njerëzve.

Varka prej druri, që shkaktoi tragjedinë, kishte nisur udhetimin e vdekjes me 22 persona, të cilet sapo kishin përshkuar afro një kilometër sipërfaqe ujore u përmbyt tek prita e peshkimit në Vivar. Trafikantët ishin përpjekur t’i shmangeshin policisë kufitare, duke shkaktuar kështu një tragjedi të rëndë me vdekjen e 5 personave që ishin nisur drejt Greqisë.

Nga hetimet e nisura menjeherë pas ngjarjes, Prokuroria e Sarandës dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda zbuluan autoret e rrjetit të trafikut me shtrirje të gjerë, si nga Fieri, Berati dhe Tirana. Albert Gega u  largua në drejtim të paditur.

Viktimat

Elvira Jaho – 22 vjece nga Lapardhaja e Beratit

Klara Jaho – 3 muajshe e bija

Festim Hoxha – 20 vjec nga Vidhishti i Fierit

Amarildo Kuka – 25 vjec nga Kumani i Fierit

Ndricim Myftari – nga Imshti i Lushnjes

Denimet

Hyqmet Sollaku -21 vjet

Brahim Madhi – 16 vjet

Dashamir Mane – 17 vjet

Albert Gega – 5 vjet

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb