ELBASAN

Një automjet i tonazhit të rëndë i ngarkuar me tulla është anuar nga pesha dhe ka rrezikuar permbysjen ndërsa është futur me shpejtësi nē vendin e quajtur Rrethrrotullimi i Bradasheshit në rrugën ish Metalurgjiku -Elbasan dhe si pasojë e aksidentit është lënduar lehtë drejtuesi i automjetit.

Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i automjetit ka humbur drejtimin e lëvizjes, raporton gazetari Fatmir Popja.

Fatmirësisht nuk ka patur qarkullim të automjeteve të tjera në momentin ndodhjes se aksidentit pasi ky është një nga segmentet me qarkullim tē dendur dhe mjaft i qarkullueshëm edhe nga këmbësorë.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb