ELBASAN– Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-ish-Kombinati Metalurgjik. Një trajler me targë AA149 OM ka përplasur një person që po lëvizte me biçikletë.

Fatmirësisht 45-vjeçari, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur i ka shpëtuar për mrekulli aksidentit, ndonëse ka pësuar lëndime të mëdha.

I aksidentuari është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, policia e mbërritur në vendngjarje ka shoqëruar drejtuesin e trajlerit, dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: