Ashtu siç ishte paralajmëruar, Divock Origi ka zbarkuar sot në Milano. Sulmuesi i ri i Milanit do t’i nënshtrohet nesër në mëngjes viztave mjekësore, teksa mediat italiane tashmë kanë publikuar fotografitë e para të futbollistit në qytet.

Belgu vjen te kampionët e Italisë si transferim i lirë. Origi do të përfitoje te “Djalli” 3.3 milionë euro në sezon dhe kontrata që do firmoset pritet të jetë 3 vjeçare.

Ky është afrimi i parë i milanistëve në këtë merkato. Në listën e drejtuesve janë edhe disa emra të tjerë, që do mund të pasurojnë akoma më shumë organikën e skuadrës.

Divvvv

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: