Ka nga ata që mendojnë se Amal Clooney i ngjan shumë aktores Angelina Jolie dhe në fakt Amal është fotografuar në Nju Jork me një fustan dhe një pallto ngjyrë kremi dhe një çantë në dorë, duke u dukur se ndiqte stilin e ish-bashkëshortes së Brad Pitt, një mik shumë i ngushtë i bashkëshortit të saj George Clooney, edhe pse ajo kurrë nuk është parë në shoqërinë e aktores.

E përkushtuar ndaj luftës së saj për të drejtat e njeriut, juristja ndryshon shpesh herë look dhe nga fustani elegant dhe shume shik transformohet gjatë një dalje për darkë me nënën e saj, në një femër intriguese dhe seksi, me nje bluze me temina dhe xhinse.

Ndjenja e saj e përsosur e modës është e pagabueshme. Kështu Amal, fotografohet teksa po dilte nga hoteli në Manhattan me nënën e saj Baria Alamuddin, duke u shfaqur shkëlqyese dhe sensuale.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Bashkëshortja e George ka folur së fundmi edhe për jetën e saj familjare me binjakët Alexander dhe Ella, 4 vjeç, pavarësisht se ajo dhe aktori janë gjithmonë shumë të rezervuar për jetën e tyre private.

“Burri im është një partner që më frymëzon dhe mbështet shumë dhe ne kemi një shtëpi plot dashuri dhe të qeshura,” tha avokatja. “Është një gëzim përtej asaj që mund ta kisha imagjinuar ndonjëherë. Ndihem shumë me fat që kam gjetur dashurinë e madhe në jetën time dhe të jem nënë më ka bërë të gjej ekuilibrin tim”.

(Tgcom24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: