RROGOZHINË- Një 47-vjeçar është ndaluar sot nga policia e Rrogozhinës, pasi u kap duke transportuar 8 metërkub lëndë drusore.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi F.B., u kap në rrugën dytësore të njësisë administrative Lekaj, duke transportuar me zetor lëndën drusore që ishte prerë në mënyrë të paligjshme.

Nga ana e policisë u bë sekuestrimi i mjetit të transportit tip zetor, si dhe sasia prej 8 m3 lënde drusore.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: