Kevin Trapp nuk arriti kurrë të kthehej në një pikë referimi te PSG, vuajti shumë konkurrencën e Navas, por në këtë rikthim të tij të dytë te Frankfurt, feston me trofe. Trapp është një nga pikat kryesore të klubit gjerman, nuk humbi asnjë minutë këtë sezon teksa gëzon një formë fizike të shkëlqyer, meritë për këtë ka edhe e fejuara e tij Izabel Goulart.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Të dy janë të fiksuar pas palestrës, kalojnë aty një kohë të gjatë. Trapp dhe Izabel janë një çift shumë i përfolur në mediat rozë, pasi top modelja braziliane më herët është folur edhe për një flirt me Neymar, në atë kohë Trapp dhe Neymar ishin pjesë e PSG dhe shpesh shiheshin bashkë në festa të ndryshme.

Kalimi i Trapp te Frankfurt, larg thashethemeve dhe larg Neymar me sa duket ka pasur një efekt pozitiv i kurorëzuar së fundmi me trofeun e Europa League.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb