Gjatë 24 orëve të fundit Gramshi është përfshirë nga stuhia e borës. Në këtë zonë bora ka arritur mbi 1 metër. Tre fshatra kanë mbetur të izoluar, përkatësisht ,Lenia, Grabove. Gjithashtu të izoluar janë edhe disa fshatra të njësisë administrative Kukur, si Irmath dhe Rovje.

Gazetari Shkëlzen Henko tha për ‘BalkanWeb’ shtabi i Emergjencave civile në Gramsh ndodhen në terren për të bërë të mundur zhbllokimin e situatës.

Nga ana tjetër kreu i Bashkisë, Klodia Tace tha për gazetarin Henko se në njësinë administrative Lenie u bë e mundur hapja e rrugës, ndërsa në njësinë administrative Kukur pritet që hapja e rrugës të përfundojë ditën e nesërme.

Gjithashtu në këtë fshat do të dërgohen edhe dy mjete të tjera ,ndërsa puna vijon intensivisht, gjithashtu nga kontakti me kryetarë të tjerë të fshatrave dhe banorë të zonës, bëhet e ditur se nuk është raportuar për banorë të sëmurë që mund të kenë nevojë për ndihmë.

3c526776 1f29 4d7e 9d1f 86ff34a4e523

7f6dfa26 29d5 4164 Bcc4 B3d751f703e4

C3f693c9 A5ed 47f6 9385 5bae93563563

D92a2fe0 554b 4dab 929a A5fc36a4ec3d

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb