Në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Librazhd tre automjete u përfshinë në një aksident dhe u dëmtuan pjesërisht. Për pasojë një person i cili ishte drejtues i njërit prej këtyre automjeTEve ka mbetur i plagosur. Burime jo zyrtare bënë me dije se aksidenti ndodhi rreth orës 06:40 në Labinot Fushë dhe njëri prej tre automjeteve që u përfshi në këtë aksident përfundoi jashtë rruge.

  • foto galeri
  • foto galeri

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë tentativa për parakalim i gabuar dhe policia ka dokumentuar të gjitha provat në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet që çuan në përplasjen mes tre automjeteve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb