Real Madrid i përgjigjet Barcelonës, thyen pastër 2-0 Valencia-n duke ngushtuar diferencën në 5 pikë më blaugranët kryesues.

Në “Bernabeu” ekipi i Ancelottit ishte i kolauduar në perfeksion, nuk rrezikuan asgjë, nuk pësuan asnjë goditje në kuadrat, por golin e avantazhit e gjetën vetëm në minutën e 52-të fal një perle nga Asensio.

Dy minuta më pas, Vinicius me një kundërsulm të shpejtë, “dogji” të gjithë mbrojtjen e Valencia duke dyfishuar shifrat, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fund.

Carlo Ancelotti nuk feston plotësisht për këtë sukses, tre pikët erdhën më shumë kosto pasi tekniku italian duhet të bëjë llogaritë pa Benzema dhe Militao, të dy titullarët dolën të dëmtuar, ndërsa një goditje të fortë mori dhe Vinicius.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Madridi nuk dorëzohet”, shkruan AS në faqen e parë. “Tre pikë dhe tre negativë”, shkruan Marca, duke iu referuar dëmtimeve të pësuara.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb