Reperi nga Mitrovica, Don Xhoni, i cili mori famë pas ‘freestyle’ të tij të famshëm në emisionin e Meriton Mjekiqit, duket se po përparon jo vetëm me famën, por edhe jetën private.

E themi këtë sepse së fundmi ai po përflitet për një lidhje të mundeshme me “Miss Universe Albania 2018”, Trejsi Sejdini.

Shkak janë bërë disa foto të publikuara nga “Telegrafi.com” ku dyshja shihet duke darkuar në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Ata duken mjaft të afërt, teksa deri më tani nuk kemi qenë në dijeni të ndonjë miqësie mes tyre, por ende asnjëri nuk ka reaguar rreth këtyre fotove.

Trejsi, e cila është një ndër modelet më të komentuara shqiptare prej disa ditësh ndodhet në Prishtinë.

Shpesh ajo është bërë pjesë e skandaleve në vendin tonë dhe sigurisht që nuk ka munguar as vëmendja mediatike.

E lodhur nga skandalet dhe vëmendja e madhe mediatike, Trejsi vendosi të largohej disa muaj më parë drejt Shteteve të Bashkuara, por prej kohësh ndodhet në Shqipëri teksa nuk mungojnë udhëtimet e shpeshta në Kosovë.

Ajo vazhdon të merret me modeling dhe në llogarinë e saj në Instagram nuk mungojnë fotot e shumta profesionale.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb