Reperi kosovar është ndër meshkujt më të pëlqyer nga femrat. Mjafton të thuash se disa prej emrave më të famshme të showbiz-it kanë qenë të dashurat e tij dhe kuptohet që Getoari ka një sukses me gjininë tjetër. Pamja e tij mashkullore ka joshur prej vitesh. Por një foto që në pamje të parë duket e pabesueshme, ka bërë që pozicioni i tij si seks-simbol të rimendohet. Bëhet fjalë për një shkrepje në fillim të karrierës muzikore, ku Geti duket tjetër njeri. Mediat kosovare nxituan ta publikonin foton, duke thënë se këngëtari ka bërë disa ndërhyrje në fytyrë për të pasur pamjen që ka sot. Nuk dihet nëse operacionet apo koha e ka përmirësuar kaq shumë liderin e Baba Stars.
(er.nu/Bluetooth/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: