Një ngjarje e rëndë është raportuar në pranë një qyteti në kufi me Meksikën.

Një çift homoseksual nga Texas u gjetën të dhunuar dhe të qëlluar për vdekje, gjymtyrët e të cilëve ishin dëmtuar.

Mediat e huaja shkruajnë se trupat e Julissa Ramirez e Nohemi Medina Martinez u gjetën në një kosh mbeturinash ditën e dielë, larg nga banesa ku jetonin.

Dyshja e vajzave ishin martuar verën që kaloi dhe bëhet me dije se i përkisnin moshës rreth 30-vjeç. Sipas mediave të huaja çifti la pas tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë.

0 Pay Js255452564 Copy

Ndërkohë zona njihet si problematike, ndërsa autoritetet janë duke hetuar edhe vrasjen e 11 grave dhe 50 burrave të ndodhur gjatë këtij viti në Ciudad Juarez.

Ndërkohë ende nuk dihen autorët e ngjarjes dhe arsyet që kanë çuar në këtë vrasje, por qyteti është i njohur për dhunë dhe vrasjet e grave. Ngjarja tronditi opinioni publik, ndërsa u zhvilluan edhe protesta duke kërkuar drejtësi.

Va 2 2

 

Va 4 1

 

Texas

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb