Me titullin të hipotekuar dhe me Champions në dritare, Napoli duhet të kujdeset edhe për merkaton, për të ardhmen e klubit. Presidenti De Laurentiis nuk zhgënjen kurrë kur bëhet fjala për të negociuar, për të fituar, dhe sigurisht “xhevahiri” më i çmuar që ka në duar është Victor Osimhen.
Numri një i klubit, sipas mediave italiane, ka nisur negociatat me Bayern Munich, skuadër që po kërkon me insistim shërbimet e “bomberit” nigerian. Bayern është gati të investojë deri në 120 milionë euro për të siguruar kartonin e Osimhem.

Një tjetër skuadër e interesuar është edhe Man.United, por në Angli shkruajnë se “djajtë e kuq” kanë vendosur të përqendrohen te pista Harry Kane.

Jo vetëm Osimhen, Bayern Munich, me afrimin e Thomas Tuchel ka ndryshuar strategji në merkato. Tekniku gjerman, kërkon jo vetëm shërbimet e Osimhen, por sipas The Sun i ka sugjeruar drejtuesve të klubit edhe emrin e Mason Maunt, sulmuesin e Chelsea.

(BalkanWeb)