Pak ditë më parë Express Rozë raportoi lajmin për shtatzëninë e Tunës, ndërsa sot ky portal ka zbuluar se kush është babai i fëmijës. Po sipas këtyre burimeve, mësohet se Tuna është në muajin e katërt të shtatzënisë dhe babai i fëmijës është Patris Berisha, vëllai i Robert Berishës.

Çifti ditë më parë është fotografuar në një lokal në Prishtinë, ku këngëtarja nuk dukej në gjendjen të mirë.

Tuna nuk ka shumë kohë që është ndarë nga reperi Cozman dhe thashethemet se ajo ka një të dashur të ri po dalin si të vërteta. Sakaq, deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga ana e këngëtares, ndërsa pritet të zbardhen detaje të reja.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: