“Turp”. Shtypi anglez dënon ashpër rastin e fundit të racizmit pre e së cilit këtë herë ra futbollisti i Chelsea, Antonio Rudiger gjatë derbit të Londrës në fushën e Tottenham. Pas një përplasje me Son, që solli dhe kartonin e kuq të sulmuesit koreano-jugor, tifozët e “gjelave” shpërthyen në fyerje dhe kore raciste ndaj mbrojtësit gjerman.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Arbitri i ndeshjes ndërpreu takimin për disa minuta ndërsa spikeri i stadiumit i bënte thirrje tifozëve të ndalin thirrjet raciste: “Është me të vërtetë e trishte që në stadiume sheh akoma racizëm por mendoj se është e rëndësishme të flasim publikisht. Nuk dua të bëj përgjegjës klubin e Tottenham pasi e di që thirrjet erdhën vetëm nga disa idiotë. Është turp që në 2019 ka akoma racizëm, kur do të përfundoj”, u shpreh Rudiger në rrjetet sociale.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb