Flamuri turk me gjysmëhënë është shfaqur në godinën e Universitetit Politeknik të Tiranës.

Turqia feston sot 97-vjetorin e shpalljes Republikë teksa duket se dikush ka menduar ta urojë duke projektuar flamurin me yll dhe gjysmëhënë pikërisht tek sheshi ”Nënë Tereza” në një institucion shtetëror të arsimit tek UPT. Madje në një projektim flamur turk ndodhet i bashkuar me atë shqiptar.

Ambasada turke në Tiranë ka postuar fotot teksa shkruan se festimet vijojnë edhe në kryeqytetin e Shqipërisë ku është projektuar flamuri. Kohët e fundit Turqia është bërë pjesëmarrëse në dy kriza, ajo e Mesdheun Lindor me Greqinë, si dhe tashmë edhe ajo me Francën për çështjen e ekstremizmit islamik. Shqipëria ndodhet në mes të dy kaheve, miqësisë me Turqinë dhe Erdogan dhe Europës me negociatat.

STATUSI NGA AMBASADA E TURQISË NË TIRANË
Festimet e Ditës së Republikës sonë vazhdojnë… Ylli ynë i hënës po valon me mikun flamur shqiptar ?? në godinën historike universitare në sheshin Nene Tereza.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb