Një ngjarje e rëndë raportohet nga Turqia, teksa një anije është sulmuar me predha në Portin e Tripolit, në Libi, duke shpërthyer më pas në flakë.

Lajmi bëhet i ditur nga mediet turke, të cilat publikojnë edhe pamjet e anijes, e cila siç shihet është “pushtuar” nga tymi i zi dhe flakët. Ndërkohë, mësohet se sulmi është kryer nga forcat e gjeneralit Khaftar, i cili është duke luftuar me qeverinë e Tripolit, që është e njohur ndërkombëtarisht.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Më parë, ushtria e Khaftar kishte deklaruar se nuk do të lejonin afrimin e anijeve apo avionëve turq për të sjellë armë apo ndihma për qeverinë islamiste të Tripolit.
Turqia dhe Katari janë duke ndihmuar qeverinë e Libisë kundër forcave të gjeneralit Khaftar, i cili mbështetet njëkohësisht nga Egjipti, Arabia Saudite, Italia, SHBA-të, etj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb