Pas mesazhit të dërguar gabimisht nga këshilltari i kryeministrit Edi Rama, Spartak Braho, në email, ku i drejtohet kreut të grupit të PS, Taulant Balla, kanë filluar ironitë ndaj tij.

Braho i kthen përgjigje Ballës duke shkruar: “Bravo Taulant, bëni direkt denoncim sic kemi biseduar”. Ky shkëmbim mesazhesh mes Ballës dhe Brahos ka ndodhur pas akuzsave të PS-së për LSI-në në lidhje me Klement Balilin.

Por anëtarja e kryesisë së LSI-së, Elona Guri, ka ironizuar me një foto në Facebook.

elona-guri-brahooo

 

 

Në mbishkrimin e një fotoje intime të animuar ajo shkruan: “Pleqëri të mbarë, e di vetë ai për kë e kam”.

Braho u largua nga Lëvizja Socialiste për integrim para zgjedhjeve të këtij viti, ku pas ardhjes në pushtet sërish, Edi Rama e emëroi këshilltar për marrëdhëniet  me Parlamentin.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: