TIRANË

Ky është tuneli ku po gërmonin prej disa ditësh për të grabitur një bankë dy persona ende të paidentifikuar në bulevardin “Zogu I”. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për “BalkanWeb” pamjet nga brenda tunelit të hapur për 20 metra.

Sipas burimeve, nëse do të vijohej me gërmimin, autorët do të mbërrinin për dy ditë tek thesari i bankës.

Brenda tunelit janë gjetur edhe mjetet e punës me të cilat po punonin autorët, çka ka ndihmuar policinë, e cila ka mbledhur të gjitha provat dhe deklaron se është shumë afër identifikimit të tyre.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb