Policia e kryeqytetit ka njoftuar gjatë mbrëmjes së sotme se një vogëlushe 4-vjeçare u gjet e pashoqëruar në zonën e Liqenit Artificial ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që kishin dijeni mbi familjen e saj, të kontaktonin.

Më tej blutë njoftuan se nëna e vogëlushes është paraqitur në komisariatin Nr.1 dhe ka marrë vajzën në gjendje të mirë shëndetësore.

“Më datë 15.03.2023, është konstatuar e vetme te Liqeni Artificial, një vajzë 4 vjeçe, që quhet Merkel, e cila është shoqëruar më pas në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 1.

Fëmija ka flokë të zinj, ka veshur kostum rozë dhe një jelek të bardhë sipër.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë fton qytetarët që mund të kenë dijeni për familjarët e fëmijës të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë për vajzën 4-vjeçare, ju informojmë se:

Në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur nëna e vajzës, shtetasja D. S., e cila mori në gjendje të mirë shëndetësore vajzën e vet”, deklaron policia.

2b4bea79 275e 4634 9943 3966eb804de0
2b4bea79 275e 4634 9943 3966eb804de0

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb