Të shtunën Gianluiggi Buffon i dha fund aventurës me Juventusin duke mbyllur një kapitull 17-vjeçar të mbushur me shumë trofe. Ende nuk dihet nëse ‘Gigi’ do të vazhdojë në futbollin e luajtur apo do të marrë një post drejtuesi, por gjithsesi e sigurtë është se ai bën pjesë në portierët më të mirë në historinë e futbollit.

Dhe një figurë si ai nuk mund të mos nderohet nga dy portierë të tjerë të mëdhenj, që kanë bërë historinë me Real Madrid dhe Bayern Mynchen.

Casillias dhe Neuer kanë veshur bluzën e Buffon për të treguar respektin që kanë ndaj tij, madje spanjolli që tani luan me Porto-n ka deklaruar se ‘Gigi’ është idhulli që ai ka.

neuer-casillias

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb