ITALI

Që prej ditës së nesërme në Lombardi do të lejohen kalçetot, të cilat që prej fillimit të muajit mars kanë qenë të mbyllura për shkak të pandemisë së koronavirusin.

Lajmi konfirmohet nga guvernatori i rajonit të Lombardisë Attilio Fontana i cili tha se hapja do të jetë në masa sigurie dhe sipas protokollit të OBSH-së. Në hyrje të gjithëve do t’i matet temperatura e cila nuk duhet të jetë më e lartë se 37,5.

Rajoni gjithashtu konfirmoi sot rihapjen e diskove, pub-ve dhe sallave të vallëzimit, por vetëm në hapësirat e hapura, duke filluar nga 10 korriku.

Kujtojmë që Lombardia është rajoni më i prekur nga koronavirusi në Itali, e cila ka numrin më të madh të të infektuarve dhe viktimave.

Në Itali që prej fillimit të pandemisë së COVID-19 janë shënuar 242.639 të infektuar, nga të cilët kanë vdekur 34.938 persona.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb