GJERMANI – Dy fëmijë shqiptarë në Gjermani rezultojnë të zhdukur që prej ditës së enjte më 19 Prill.

Gazeta “BILD” raporton se ata quhen Qëndrim Nimanaj 13 vjeç dhe Leotrim Nimanaj 11 vjeç, me origjinë nga Kosova.

Dy të miturit ishin nisur për në shkollë, por ata nuk u kthyen ne shtepine e tyre ne Leipzig. E ëma e tyre ka bërë menjëherë denoncimin në polici.

Autoritetet kanë kërkuar edhe ndihmën e banorëve, që të japin informacione rreth vendodhjes së dy fëmijëve.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: