LUSHNJË

Ky është 44-vjeçari Kujtim Meta që mbeti i plagosur në një atentat në Lushnjë. Meta, me profesion shofer kamioni, rezulton pa precedentë penalë, teksa dyshohet se nuk ka qenë ai shënjestra a atentatit.

Mema është plagosur në bark, ku ka marrë 2 plumba dhe pas ndihmës së parë në spitalin e Lushnjës është dërguar në Tiranë.

Kujtim Meta Lushnje
Kujtim Meta Lushnje

Autori lëvizte më këmbë dhe ka qenë i vetëm. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve dhe lokalit ku ka ndodhur ngjarje. Janë marrë në pyetje dhe disa dëshmitarë. Ata kanë pohuar se ka qenë një person që lëvizte më këmbë dhe ka qëlluar disa herë, jo në drejtim të 44-vjeçarit. Për këtë arsye, policia ka ngritur disa postblloqe dhe i është vënë pas autorit, ndërkohë që pritet që pamjet e kamerave të sigurisë të ndihmojnë në zbardhjen e krimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: