Ky është 48-vjeçari Arben Mërkuri Ibrahimaj, i cili u vra mbrëmjen e sotme në qendër të Sukthit. Sipas policisë, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri automatik, në drejtim të dyqanit të shtetasit Arben Mërkuri Ibrahimaj, 48 vjeç.

Si pasojë e plagëve të marra 48-vjeçari ndërroi jetë në spital.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton se viktima ishte baba i dy fëmijëve, një vajze dhe një djali, ky i fundit ka shkuar edhe në vendngjarje menjëherë pas ngjarjes.

Mësohet se ai u ekzekutua në dyqanin e tij, ndërsa në katin e dytë jetonte familja.

Arben Merkuri 111
Arben Merkuri 111

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për te bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Maneci
Maneci

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb