Detaje të reja zbardhen nga ekzekutimi mafioz i 71-vjeçarit Abdulla Budlla, në Fushë Prezë.

Ngjarja kriminale ndodhi pasiditen e sotme, në një zonë shumë të populluar, ku siç raporton për “BalkanWeb” gazetarja Dorjana Bezat viktima është qëlluar nga një distancë 3-4 metra.

  • foto galeri
  • foto galeri

Trupi i pajetë i të moshuarit është gjetur jashtë makinës së tij, çka ngre dyshime se diçka e ka bërë atë të dalë nga mjeti, një pritë, një telefonatë apo diçka tjetër.

Mësohet se 71-vjeçari punonte prej vitesh taksist pa licencë në fshatin e tij, Hametaq, disa kilometra larg krimit, dhe njihej nga të gjithë, por nuk rezulton të ketë pasur probleme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb