VLORË

Gazetari Enrik Mehmeti siguron për “BalkanWeb”, foton e biznesmenit të ekzekutuar mesditën e sotme në Vlorë.

40 vjeçari Bledar Birçaj, pronari i një lokali të njohur në Vlorë, ka humbur jetën pasi u qëllua me breshëri teksa lëvizte me makinën e tij tip “BMË” në lagjen “Hajro Çakërri”.

  • foto galeri
  • foto galeri

 

Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanWeb” se Birçaj është qëlluar nga një automjet tjetër që ka lëvizur paralelisht me të. Policia e Vlorës ka ngritur disa postblloqe dhe po kreh zonën në kërkim të autorëve, teksa janë sekuestruar dhe pamjet e kamerave të sigurisë.

Ngjarja ndodhi në një kohë me lëvizje të shumta dhe pranë vendit ka objekte dhe biznese me kamera që mund të kenë fiksuar momentin e atentatit që tronditi sot qytetin bregdetar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb