Thirrje për ndihmë vijnë nga Thethi i Dukagjinit, atje ku efektivi i RENEA-s Bledar Beluli po lufton me jetën, pasi përfundoi në një greminë. Pamjet që shihni vijnë nga vend i ngjarjes, ku shfaqet efektivi i plagosur bashkë me disa banorë të zonës që i kanë ardhur për ndihmë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për ‘BalkanWeb’ se efektivi ka thyer duart ndërsa edhe brinjët, ndërsa mendohet se ka dëmtime edhe në pjesën e legenit dhe është në një situatë të vështirë. Efektivi Beluli u rrëzua që në orën 7:30 të mëngjesit në Theth teksa ngjitej për në mal.

Një grup i FNSH Shkodër janë nisur drejt vendit të ngjarjes, ndërsa aty ndodhen edhe disa banorë të zonës, por është e pamundur që efektivi i rrëzuar të nxirret fizikisht, ndërsa kërkohet ndërhyrja nga ajri. Ai ka rënë rreth 100 metër poshtë një shkëmbi në një terren tejet të thepisur që nuk lejon ecjen në këmbë dhe asnjë lloj veprimi tjetër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: