Në finalen e “FA Cup” në muajin maj Antonio Conte zgjodhi ta fillonte ndeshjen pa Willian, fakt ky që mërziti brazilianin i cili pas fitimit të trofeut postoi një foto në rrjetet sociale ku trajnerin italian e kishte zëvendësuar me disa ‘emiji’ të kupës.

Në fakt kjo rezultoi të ishte ndeshja e fundit e Conte-s pasi italiani të premten u shkarkua nga Chelsea. Ndërkohë sot, me 48-vjeçarin është tallur Federata Angleze e Futbollit pasi ka nderuar me ‘Çmimin e Kreativitetit’ futbollistin Willian, pikërisht për modifikimin e fotos me protagonist Conte-n.

Postimi i federatës ka qëndruar për më shumë se 3 orë në rrjetet sociale, por më pas ajo ka dalë me një njoftim zyrtar ku ka kërkuar falje.

Një zëdhënës i FA tha: “Kërkojmë ndjesë për çdo shkelje të shkaktuar, e kemi fshirë postimin”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb