Gazetari Igli Çelmeta ka siguruar për BalkanWeb foton e Lulzim Vishës, i cili u vra mëngjesin e djeshme në një atentat në Zall Mner.
Ka qenë një banor i zonës që ka telefonuar policinë se në orën 07:40 kishte konstatuar makinën e bërë shoshë nga plumbat brenda së cilës ndodhej trupi i pajetë i 48-vjeçari.
Policia ka arrestuar sot një person dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, të dyshuar për lidhje me atentatin.