Personi që shihni në foto është Eduart Stambolliu, i cilu u vra mbrëmjen e djeshme nga bashkëfshatari i tij Petrit Toromëni, pasi tentoi t’i përdhunonte gruan këtij të fundit.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Goriçaj rreth orës 23:10. Eduart Stambolliu, i njohur nga polici me emrin Almir Llupo, ishte ulur bashkë me 3 shokë në lokalin e autorit të dyshuar, dhe po konsumonin pije alkoolike. Në lokalin ku ndodhi ngjarja, që ishte edhe piceri, Petrit Toromëni punonte bashkë me gruan, ku kjo e fundit u bë shkaku i sherrit mes tij dhe viktimës.

‘BalkanWeb’ bën me dije se viktima, që ishte nën efektin e alkoolit, kishte ngacmuar me fjalë gruan e Toromënit, dhe më pas kishte tentuar që ta prekte atë.

Kaq ka mjaftuar që mes dy bashkëfshatarëve të nisë një konflikt verbal. Pronari i lokalit, duke qenë se banesën e kishte në katin e dytë të biznesit, kishte shkuar të merrte çiften, tip ‘karabinë’ (armën e kishte me leje) dhe e kishte zbrazur në drejtim të 42-vjeçarit. Kujtojmë se 42-vjeçari nuk ishte emër i panjohur për policinë, pasi ishte dënuar me 11 vite burg për shfrytëzim prostitucioni, ndërsa në korrik të 2017-ës u arrestua për drejtim të mjetit në gjendje të dehur.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb