Ish-kapiteni i Romës Daniele De Rosi udhëtoi së bashku me bashkëshorten e tij Sarah Felberbaum drejt Londrës në fundjavë.
Arsyeja ishte 43 vjetori i ditëlindjes së partneres, por pas kësaj është fshehur diçka tjetër, ndeshja mes Lacios dhe Romës. Partnerja e tij ndau një foto në Instagram teksa ish-mesfushori shihej në një bar duke ndjekur sfidën.
“Dashuri, po të çoj në Londër për ditëlindjen tënde. Dëshironi një surprizë? Derbi në Londër në orën 18:00 duke ngrënë pulë të skuqur. Më surprizë se kjo…”, shkruante Felberbaum.
Rikujtojmë që Roma u mposht nga Lacio duke u përballur me humbjen në derbi për herë të dytë këtë sezon dhe duke parë rivalët e tyre të qytetit të lëvizin pesë pikë përpara në tabelë.
