Drama që po përjeton populli shqiptar ka prekur të gjithë botën, të gjithë aktorët janë të përfshirë për t’iu gjendur pranë familjeve të prekura nga tërmeti shkatërrimtar.

Duka2
Duka2

Federata Shqiptare e Futbollit me anë të presidentit Armand Duka, ka konfirmuar se FSHF sëbashku me dy federatat e tjera homologe, atë të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut do të marrin përsipër rindërtimin e tre shtëpive të rrënuara. Pranë FSHF dhe popullit shqiptar në këtë moment të vështirë është gjendur edhe UEFA. Menjëherë pas ngjarjes së tmerrshme që preku vendin tonë, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka marrë mesazhe, telefonata, dhe telegrame zyrtar nga Presidenti i UEFA-s, z.Aleksander Čeferin, Presidenti i Federatës së Futbollit të Hollandës, z.Michael van Praag dhe shumë personalitete të futbollit evropian dhe botëror:

Uefa
Uefa

I dashur Armand,
Ju përcjellim ngushëllimet tona të thella për viktimat e tërmetit, zemrat tona janë me familjet e tyre!
Sinqerisht,
UEFA
Aleksander Čeferin
President
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb