TIRANE

Hailey Bieber feston sot 24-vjetorin e saj. Mes shumë urimesh në rrjetet sociale të modeles, ka dalluar dedikimi mjaft i ëmbël i bashkëshortit të saj, Justin Bieber. Këngëtari ka ndarë disa nga kujtimet më të bukura me Hailey-n, krah së cilave ka shkruar.

“Sytë e mi janë për ty, zemra imë është e jotja, shpirti im është yti, dashuria imë është për ty. Unë jam në shtëpi kudo që je ti. Ti je vendi im i sigurt. Jam totalisht dhe krejtësisht i fiksuar me atë që ti je. Ëndrra ime më e madhe është të plakem me ty. Nuk mund ta besoj që ti je e imja përgjithmonë. Gëzuar ditëlindjen zemër” – shkruan këngëtari në rrjetet sociale.

Epo me siguri ky është urimi që çdo vajzë do donte të merrte në ditën e saj të lindjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb