Ushtria ruse prej disa ditësh është vendosur më periferi të Kievit, ndërsa synon që ta pushtojë atë. Teksa dëmet njerëzore nga lufta janë të mëdha, padyshim që dhe humbjet në infrastrukturë po ashtu. Në një postim në Twitter, autoritetet e metrosë së Kievit kanë publikuar disa imazhe ku shihet se stacioni është dëmtuar.

BBC raporton se shpërthimet me bombat ruse dëmtuan fasadën e stacionit Lukyanivska dhe zyrat e tij.

Lukyanivska është shumë pranë qendrës së Kievit, ndërsa metroja është e mbyllur për shkak të dëmtimit.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: