SARANDE

Trupi i shqiptarit që u gjet i vdekur në burgun e sigurisë së lartë në Koridhalo të Greqisë do të prehet në Atdhe. “BalkanWeb” mëson se viktima, 33-vjeçari Bardhyl Tusha, i dënuar për trafik të lëndëve narkotike do të varresot sot në fshatin Shelegar të Sarandës.

Bardhyl Tusha

Ndonëse ai iu nështrua ekspertizës mjeko-ligjore, shkaqet e sakta të vdekjes nuk janë bërë ende publike. Madje as vetë familjarët nuk kanë dashur të komentojnë ngjarjen.

Më herët mjekët e burgut grek, deklaruan se në trupin e shqiptarit nuk janë vërejtur shenja dhune dhe se dyshohet se dyshohet se vdekja mund t’i ketë ardhur nga abuzimi me drogën.
33-vjeçari është bërë personi i tretë që humb jetë në javë e fundit në këtë burg, ndërsa shënon shqiptarit e katërt që humb jetën në burgjet e Greqisë në pak kohë.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb