PRRENJAS

BalkanWeb siguron foton e  Besnik Kokonozit i cili vdiq sot gjatë natës në shtëpinë e tij pasi ishte mjekuar në spital nga një virozë, me fyt të skuqur dhe temperaturë të lartë.

Ai ditën e djeshme u paraqit në spital pasi kishte temperaturë 39 dhe fyt të skuqur. Pasi mori medikamentin shkoi në shtëpi ku ju ngrit përsëri temperatura.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Spitali u njoftua por kur ambulanca arriti Kokonozi kishte vdekur. Ndërkohë mjeku Bashkim Vasku ka thënë se Kokonozit iu dha medikamenti për ulje temperature dhe nuk kishte ndonjë sëmundje tjetër.

Dyshohet se 28- vjeçari ka vdekur nga një komplikacion.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb