Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka uruar besimtarët myslimanë për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Me anë të një mesazhi në rrjetet sociale Veliaj e ka shoqëruar postimin e tij me pamjet e veçanta të xhamisë së Et’hem Beut e cila pas restaurimit ka rifituar shkëlqimin e saj.

“Me këto pamje të veçanta të Xhamisë ? së restauruar të Et’hem Beut, ju uroj gëzuar muajin e shenjtë të Ramazanit dhe agjërim të lehtë të gjithë besimtarëve myslimanë”, shkruan Veliaj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: