PSG dështoi sërish të jetë konkurrues në Champions, u larguan me turp nga një tjetër edicion duke bërë që në Francë të projektojnë një të ardhme ndryshe. Të gjithë protagonistët e këtij ekipi janë në dyshim të fortë për sezonin e ri, duke nisur nga trajneri Galtier, i cili praktikisht është i larguar, për të vijuar me Campos, drejtorin i sportit dhe për të kaluar te Messi e Mbappe, me dy yjet e klubit që po reflektojnë.

As
As

Situata ku ndodhet PSG tërheq shumë edhe vëmendjen e mediave spanjolle: ‘Kafaz i artë”, shkruan AS në faqen e parë duke shtuar se PSG është klubi i dytë që ka shpenzuar më shumë para këto vite, vetëm Chelsea ka shpenzuar më shumë, por londinezët kanë arritur të fitojnë Champions League. Një temë më vete është edhe e ardhmja e Leo Messi.

Mundo
Mundo

Mundo Deportivo shkruan se “pleshti” është përpara një vendimi të rëndësishëm katër muaj përpara se t’i skadojë kontrata. “Vendimi i madh”, shkruan Mundo duke shtuar se Messi akoma nuk ka vendosur se çfarë do të bëjë. PSG është zgjedhja e parë, por Laporta dhe të gjithë te Barcelona shpresojnë ende në një rikthim të tij në “Camp Nou”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb