Pas një pritje të gjatë, pas spekulimeve pafund, ofertave kundër ofertave nga Real Madrid dhe PSG, e ardhmja e Kylian Mbappe është në hapin e fundit.

“Vendimi”, shkruan L’Equipe në faqen e parë duke iu referuar faktin se francezi pritet të vendos përfundimisht në orët në vijim të ardhmen e tij. PSG luan këtë të shtunë ndeshjen e fundit në Ligue 1, kundër Metz, para ose pas ndeshjes, Mbappe pritet të bëj zyrtare vendimin e tij.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në tavolinë, ashtu siç u shpreh edhe nëna e tij, njëkohësisht menaxherja e tij, janë dy oferta thuajse identike nga Real Madrid dhe PSG, fjala e fundit tani i takon Mbappe. Interesant është fakti se askush nuk di asgjë me siguri, madje as shokët e tij të skuadrës as që ia kanë idenë se çfarë ka vendosur Mbappe.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb