ITALI-Përsëritet tradita i karnavaleve veneciane dhe kthehet misteri i maskave që mbushin netët në qytetin e lagunës.
Karnavalet e Venecias, janë karnavaleve më të vjetra në botë. Edhe këtë vit ashtu si gjithmonë, mijëra njerëz u mblodhën në sheshin e Shën Markut, në Venecia për të ndjekur një nga eventet më tërheqëse të karnavaleve, “Fluturimin e Engjëllit”, ku një fituese e një konkursi bukurie, e veshur me kostum karnavalesh, zbret nga kulla e bazilikës së Shën Markut.

Ceremonia e fluturimit të Engjëllit daton pesë shekuj më parë. Asokohe, një akrobat i ri turk, eci mbi një litar të lidhur nga një anije e ankoruar në portin pranë sheshit të Shën Markut e deri mbi kullën e katedrales

Gjatë 18 ditëve të karnavaleve, Venecia tejmbushet me turistë nga e gjithë Italia dhe bota, tw cilët mbajnë maska dhe veshin kostume për t’iu bashkuar kështu eventeve që zhvillohen në qytet.

Çmenduria e kësaj feste nisi shekuj më parë, në një periudhë eksesi, kur të gjithë venecianët, duke fshehur identitetet e tyre pas maskave, mund të bënin çfarë të donin.

Në këtë mënyrë, edhe të varfrit, për një periudhë të shkurtër, mund të thyenin rendin e ashpër dhe oligarkik social të Venecias.
Karnavalet e Venecias kanë nisur në 11 shkurt dhe do të vazhdoj deri më 28 shkurt.
Fotografi Alessandro Bianchi tregon nëpërmjet fotove magjinë e kesaj feste shekullore.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb