Juan Sebastian Veron nuk fshihet më. Ish-mesfushori argjentinas që ka veshur  fanellat e Sampdorias, Parmës, Lazios dhe Interit na ka njohur të gjithëve me të dashurën e tij të re.

Ajo është Valentina Martin, avokatja 28-vjeçare, gati 20 vjet më pak se “Brujita”. Të dy, pas muajsh lidhje, kanë zyrtarizuar marrëdhënien e tyre me disa foto në rrjetet sociale.

 

 

5yy
5yy

 

“Nuk dua paratë e askujt. Jam juriste, kam makinën time dhe shtëpinë time” – Tha Martin pasi dëgjoi thashethemet se e dashuron ish yllin e futbollit jo për atë që është, por për pasurinë e tij.

 

 

 

8u8u

 

 

Veron ishte ndarë nga ish-gruaja e tij, María Florencia Vinaçia, me të cilën kishte fëmijët Lara dhe Deian, me historinë e dashurisë që zgjati gati 30 vjet.

 

(Balkanweb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb