Napoli mori një fitore shumë të vështirë 2-1 të dielën kundër Cheivo-s, pasi deri në minutën e 87-t skuadra po humbiste në “San Paolo” 0-1. Tifozët e skuadrës ishin shumë të irrituar deri në ato momente dhe nuk nguruan të vërshëllenin zëvendës kapitenin Lorenzo Insigne.

Sot, situata ka ndryshuar dhe ndoshta prej fitores tifozët në qendrën stërvitore të Napolit janë paraqitur me një banderolë të madhe ku shkruhej: “Forca Lorenzo, i gjithë Napoli është me ty! Shkruajmë historinë… na bëj të ëndërrojmë.”

lorenzo

Ndeshja kundër Chievo-s ishte shumë e rëndësishme për ekipin e Sarri-t pasi në rast humbjeje apo barazimi skuadra do të dilte nga lufta për titull kampion.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb