VLORË

Kishte pak kohë që ishte kthyer në Vlorë, në shtëpinë e tij ku jetonte vetëm me nënën. Me të marrë informacionin policia e Vlorës, në bashkëpunim me Forcat Speciale dhe RENEA kanë organizuar operacionin për kapjen e tij në fshatin Hoshtimë.

Gazetari Enrik Mehmeti raportoi nga vendi për “BalkanWeb” duke sjellë edhe detaje nga operacioni ku u arrestua pasi hapi zjarr ndaj policisë Xhevair Jonuzi i dënuar për vrasje e vepra të tjera penale.

  • foto galeri
  • foto galeri

 

“Ngjarja që është shënuar ditën e sotme është arrestimi i 47-vjeçarit Xhevair Jonuzi, një personazh nga më të kërkuarit në qarkun e Vlorës, i shpallur në kërkim prej kohës që ai ka marrë dënimin me 25 vite për vrasjen e dy personave ku në vitin 1997 bashkë me Anton Alliun kanë vrarë për motive të dobëta me kallashnikov Shezai Belaj dhe Shkëlqim Burhanaj. Një vrasje e bujshme e asaj kohe. Operacioni i sotëm është zhvilluar rreth orës 6 të mëngjesit. Që prej orës 3 RENEA ka rrethuar zonën. Nuk ka pasur rrezikshmëri për banorët e zonës pasi banesa e 47-vjeçarit ndodhet rreth 4 km nga banesat e tjera të fshatit dhe terreni është i vështirë. Forcat Speciale dhe Renea kanë krijuar një perimetër prej 2 km rreth shtëpisë për të mos i lënë mundësi arratisje dhe më pas i kanë bërë thirrje të dorëzohet.  Në banesë ka qenë vetëm nëna e tij. 47-vjeçari ishte kthyer prej pak kohësh në zonë”, deklaroi Mehmeti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: