KOSOVË
Komisioni Qendror Zgjedhor ka publikuar sot raportin financiar mbi paratë, që partitë politike në Kosovë kanë harxhuar për fushatën e zgjedhore.
Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, e cila doli e para në zgjedhje ka harxhuar rreth gjysmë milion euro për fushatën e zgjedhjeve të 6 tetorit, raporton Insajder. Në zgjedhjet e kaluara, Vetëvendosje, ka shpenzuar shumë më pak para se në fushatat e tjera në të kaluarën.
Gjithashtu “Insajder” shkruan se Vetëvendosje në zgjedhjet e vitit 2017, saktësisht në muajin qershor ka shpenzuar rreth 359 mijë euro.
(n.m/BalkanWeb)