Derisa në orët e para të mëngjesit po bëhej gati që të ngritet në ajër, një aeroplan luftarak F-16 i Belgjikës ka pësuar një aksident.

Ai u përplas në një ndërtesë të bazës ajrore të forcave holandeze në Leuvarden, ku si pasojë janë lënduar dy persona, e këtë e kanë konfirmuar ushtria holandeze dhe ajo belge.

Ky incident në bazën ajrore në Leuvarden, për fat të mirë nuk ka shkaktuar ndonjë zjarr apo shpërthim.

Megjithatë ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi këtë incident, për të cilin ka njoftuar komanda e forcave ajrore holandeze.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb