Çifti i shumëpërfolur dhe shumë i dashur për publikun, Bora Zemani dhe Donald Veshaj, duket se kanë lënë pas mosmarrëveshjet dhe kanë vendosur të rikthehen në krahët e njëri-tjetrit, pas gjashtë muajsh ndarje.

Mbrëmjen e kaluar në Big Brother Vip, moderatorja e njohur, Bora Zemani, vendosi të hyjë brenda shtëpisë, për të takuar dhe motivuar shoqen e saj prej 15 vitesh, Semi Jaupaj.

Por, hyrja e saj brenda nuk u mbyll me kaq, pasi Bora vendosi të takojë edhe aktorin Veshaj, me të cilin ka pasur një lidhje romantike prej më shumë se dy vitesh.

Ditëve të fundit, aktori ka treguar në shtëpi historinë e tij të dashurisë me prezantuesen e famshme shqiptare.

Para hyrjes në shtëpi, Bora në studion e Big Brother VIP foli për të gjitha gjërat që janë diskutuar dhe komentuar ditëve të fundit për të dhe raportin me dy banorët e shtëpisë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Prezantuesja ka folur për edhe raportet e afërta mes Donaldit dhe Semit, e cila deklaroi se ka qenë e qetë dhe se ata të dy i sheh si miq.

“Nuk ka qenë periudhë e thjeshtë për mua, ka patur shumë komente shumë lajme të vërteta të pavërteta, në momentin që u kuptua që do kem dy njerëz të rëndësishme të jetës sime aty brenda kjo ishte e kuptueshme”, ka thënë Bora.

“Unë kam qenë e qetë për çdo gjë aty brenda, pesha ka rënë mbi Semin dhe për këtë më ka ardhur keq. Jemi shoqe prej 15 vitesh”, ka thënë më tej moderatorja.

Bora, pas hyrjes në shtëpi, fillimisht u takua me shoqen e saj, Semin, të cilës i dha mbështetje, duke i thënë se është shumë krenare për të. Të dyja mikeshat të përmalluara u përloten gjatë takimit të shkurtër me njëra-tjetrën.

Ndërsa, pas pak minutash, Bora realizoi takimin e shumë komentuar me ish të dashuri, Donaldin, i cili i dhuroi një trëndafil të bardhë në fillim të takimit.

Ish-çifti dhanë shumë emocione në takimin e tyre pas një kohe të gjatë, që u përcoll me shumë puthje nga të dy.

“Më është bërë ëndrra realitet të të shoh 24 orë çfarë po bën, si po sillesh, ndërsa ti je në kushtet më të këqija pasi nuk mund të dish asgjë për mua”, i tha Bora.

“Më do”, e pyeti Donaldi prezantuesen, i cili në fillim i dhuroi disa puthje në faqe, qafë dhe ballë. Ndërsa, në pyetjen e njëjtë, Donaldi u shpreh se ai e do Borën që ka patur dikur.

Dyshja e njohur mbyllën takimin e tyre romantik dhe plotë emocione me një puthje në buzë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb