Një grabitje ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Memaliaj, ku një çifti të moshuarish iu vodh një sasi parash.

Çifti mbante paratë e djalit që ia kishte sjellë nga emigracion para Vitit të Ri. Gazetarja Brikena Metaj raporton për “Balkanweb” se grabitja ka ndodhur në një fshat të Memaliajt.

Siç duket edhe nga pamjet, grabitësit kanë përfituar nga fakti që në banesë kanë qenë vetëm të moshuarit dhe kanë kryer vjedhjen.  Hajdutët kanë hyrë në banesë të pajisur me maska.  Pre e grabitjes ka rënë banesa e 87-vjeçarit Hiqmet Ramadani.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Njoftimi i policisë për grabitjen në Memaliaj:

Informacion paraprak

Gjatë mbrëmjes së djeshme, në fshatin Memaliaj, dy persona ende të pa indetifikuar kanë hyrë në banesën e shtetasit H.R, 87 vjeç, ku kanë vjedhur me dhunë një sasi lekësh.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, ku vijojnë veprimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe   kapjen e autorëve.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb