Pas marrjes se territorit, talebanët kanë arritur te fusin ne dorë një forcë ajrore me vlerë dhjetëra miliona dollarë, përfshirë helikopterë amerikane dhe avione sulmues, duke u dhënë atyre më shumë fuqi i ajrore sesa një e treta e vendeve anëtarë të NATO-s shkruan gazeta britanike Daily Mail.

Sipas nje analize te Daily Mail, talibanet kane me shume avione dhe helikoptere sesa Sllovenia, Maqedonia e Veriut apo Shqiperia, Mali i zi etj. Gjatë muajve të fundit, xhihadistët kanë kapur 10 fusha të mëdha ajrore nga Bagrami në Mazar-i-Sharif, dhe sot u ngritën në qiell me një helikopter Black Hawk qe kushton 6 milion dollarë per te luftuar forcat e rezistences ne Luginen Panjshir.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Forcat Ajrore Afgane operonin 167 avionë, përfshirë 108 helikopterë dhe 59 avionë, sipas një inspektimi zyrtar të qeverisë amerikane më 30 qershor. Komandanti i misionit të evakuimit të SHBA, gjenerali Frank McKenzie, tha se trupat amerikane çaktivizuan 73 avionë para se të largoheshin përfundimisht nga vendi të hënën mbrëma.

Kjo deshmon Kjo lë deri në 48 avione të kapur nga talebanët shkruan Daily Mail Sidoqoftë, islamistët kanë më shumë fuqi ajrore se 10 nga 30 anëtarët e NATO -s, përfshirë: Shqipërinë, Bosnjën, Estoninë, Islandën, Letoninë, Lituaninë, Luksemburgun, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Slloveninë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb